Categories Lajme

Plehrat mbuluan liqenin e Komanit/ Mbeturinat bëhen problem edhe për hidrocentralin

Kjo është fatura e sezonit turistik veror që u mbyll në liqenin e Komanit. Nëse prania e lëndëve drusore mund të justifikohet me faktin se e gjithë zona është e dendur me pyje, qeset, shishet plastike, inertet dhe ambalazhet e produkteve janë pasojë e mungesës së dashamirësisë ndaj natyrës, nga banorët dhe turistët e shumtë.

Gent Marku, prej vitesh lundron në ujërat e Komanit me varkën e tij duke transportuar turistët por sipas tij, gjendja po perkeqësohet vitet e fundit me shtimin e numrit të vizitoreve.

Përveç imazhit negativ, mbeturinat kanë pasoja edhe në hidrocentralin e Komanit prandaj stafi i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare ndërmori një aksion për pastrimin e liqenit.

Por pastrimi i liqenit dhe mirëmbajtja e tij nuk mund të bëhet vetëm me këto aksione, pasi kërkohet edhe angazhimi i 4 bashkive të Shkodrës, Vau Dejës, Tropojës dhe Pukës për mirëmbajtjen e tij, paisjen me mjetet e duhura për ta pastruar e sidomos ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe turistëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME