Categories Lajme

Plot 6 drejtues në 9 muaj, Viola Hima caktohet si kreu i ri i Kadastrës së Vlorës

Një grua ka marrë drejtimin e Kadastrës në Vlorë, pasi pesë drejtues janë dorëhequr ne 9 muajt e fundit. Viola Hima, prej disa muajsh mbante postin e zëvendësdrejtores në institucionin që nga shtatori i kaluar nuk po gjen qetësi. Me 6 drejtues në 9 muaj, Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi. Viola Hima, ka marrë këtë të premte drejtimin e Agjensisë.

Prej katër muajsh ajo mbante postin e zëvendësdrejtores ndërsa pason në post ish-eprorin e saj Bilbil Aliaj, i dorëhequr pak ditë më parë. Ky i fundit qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës rreth 4 muaj dhe u dorëhoq pak ditë më parë. Prej shtatorit të kaluar, Institucioni është përfshirë nga një valë e pazakontë dorëheqjesh, thuajse të gjitha të argumentuara me arsye personale.

Por shkak i ndryshimeve në kadastër dyshohet se kanë të bëjnë me konfliktet e hershme për disa prona në bregdet. Prej vitesh, Kadastra e Vlorës është përfshirë nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH për abuzime me pronat.

Jo vetëm drejtues të Kadastrës kanë dhënë dorëheqjen, por dhe 6 juristë u pushuan nga puna, ndërsa të tjerë u vendosën nën hetim. Ndërkohë kadastra e Vlorës ka nisur zyrtarisht menaxhimin e pronave në Bregdet, që mbetet çështja me e nxehtë në këtë qytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME