Lajme

Po bënte video për “Tik Tok” dhe humbi jetën, flet mësuesja e 10-vjeçarit

Të gjithë janë tro nditur nga ngjarja e djeshme ku një 10-vjeçar humbi jetën pasi po bënte një video për “TikTok”. Mësuesja kujdestare e Nasir Ymerit, Roberta Naraçi ka treguar se ai ishte një person mjaft i qetë dhe asnjëherë nuk kishte pro bleme në klasë. Teksa shton se në shkollë gjithmonë u bëhet apel fëmijëve nga mësuesit që të tregojnë kujdes me përdorimin e rrjeteve sociale.

“Kjo është një ditë shumë e vështirë, Nasiri ka qenë nxënës i imi që prej klasës së parë, ka qenë shumë i shkathët rrezatonte mirësi te secili prej nesh.

Sa i përket familjes së tij kemi pasur një komunikim shumë të mirë me prindërit e tij, nuk kam fjalë ta përshkruaj rastin. Asnjëherë nuk ka shfaqur asnjë shenjë.

Asnjëherë, asnjëherë nuk ka shfaqur probleme, në të gjitha orët edukative, ne theksojmë anët negative që ka përdorimi i celularit, gjithmonë i kam këshilluar që të jenë në kontrollin e prindërve. Kam arritur të komunikoj me familjarë më të largët, janë të tro nditur.

Kontrolli i prindërve nuk duhet të mungojë në asnjë moment, jemi të gjithë të tronditur, kemi bërë diçka për të ndryshuar humorin e nxënësve”,thotë ajo.

Nasir Ymeri humbi jetën ditën e djeshme ak siden talisht teksa po bënte një video për “TikTok” duke kryer akrobaci në katin e dytë të banesës së tij.

Ak sident alisht i mituri mbeti i lidhur në një litar ku fatkeqësisht humbi dhe jetën. Ishin familjarët ata të cilët gjetën djalin e tyre në katin e dytë të banesës, edhe pse u transportua me urgjencë në spital ai nuk mundi të mbijetojë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: