Lajme

Po digjte mbeturinat, bie në zjarr dhe humb jetën 69-vjeçari nga Berati

Një 69-vjeçar nga Berati ndërroi jetë duke u djegur në mënyrë aksidentale gjatë pasdites së djeshme.

Gazetari Artan Diko bën me dije për abcnews.al se 69-vjeçari Asqeri Lybeshari, ishte duke djegur disa mbeturina tek toka e tij në zonën e njohur si Blloku i Fiqëve ku ka humbur kontrollin për shkak të tymit dhe ka rënë në zjarr.

69-vjeçari nuk ka mundur të ngrihet nga zjarri duke humbur jetën për shkak të flakëve. Policia e ka konsideruar v dekjen si aksidentale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: