Lajme

Po dilte nga porti i Durrësit, trageti përplaset me kalatën

Një traget duke u munduar që të dalë nga porti i Durrësit, ka goditur një kalatë, si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës.

Kështu incidenti ka shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit, ndërsa autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, për pasagjerët, duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurt në kalatë në terminal.

Në datë 9.12.2021, rreth orës 01:43, në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës, ka goditur kalatën nr.8 në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit.

Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port, për menaxhimin e situatës me pasagjerët, duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurtë në kalatë në terminal.

Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje! Është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur dhe u morën masa për riparimin e dëmeve.” – bën me dije policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: