Një punonjës policie është kapur në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës.
Mesohet se gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi kanabis në trup.
Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua.