Lajme

Po i ikte policisë, shqiptari përplas me makinë familjen me 4 anëtarë

Tentativa për t’i ikur karabinierëve për pak sa nuk përfundoi në t ragjedi për një familje italiane. Protagonist i ngjarjes ishte një shqiptar 35-vjeçar me precedentë të mëparshëm p enalë, i cili nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u përplas me një makinë. Ngjarja ndodhi në Cecchina di Albano në Romë, rreth orës 17:00 të së enjtes.

Sipas mediave italiane, shqiptari udhëtonte me një Audi A4, kur karabinierët i kërkuan që të ndalonte. Por ai nuk iu bind urdhrit dhe teksa u përpoq që të ar ratisej u fut në një rrugë dytësore duke u përplasur me një makinë tjetër e më pas me një mur. Në automjetin që u godit nga shqiptari udhëtonte një familje italiane, bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Ata mbetën të lënduar, fatmirësisht pa probleme për jetën. Në përfundim të “aventurës” së tij të r rezikshme, 35-vjeçari shqiptar u ar restua./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: