Lajme

‘Po jemi kolegë o bush’, Forcat Operacionale shembin në tokë policin civil (Video)

Dhuna e punonjësve të Forcave Operacionale nuk ka kursyer as një punonjës civil të Policisë së Shtetit, i cili është goditur dhe është hedhur përtokë nga kolegët e tij. Siç shihet dhe në videon që është regjistruar në zonën pranë Bankës së Shqipërisë, Policët marrin para punonjësin e policisë që është veshur civil, ndërsa ky i fundit dëgjohet duke bërtitur: Jemi kolegë o bush…

Pavarësisht kësaj ata e kanë shembur në tokë të riun, derisa ky i fundit i tregoi mjetin e identifikimit si punonjës i Policisë së Shtetit. Video është sa qesharake po aq edhe serioze, për të kuptuar sesi mund të dhunohen qytetarët, por edhe vetë punonjësit e shtetit, teksa qendrojnë me duar në xhepa, pranë një vendi ku protestohet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: