Categories Lajme

Po kalonte kufirin me kartë identiteti të falsifikuar, kapet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar  ka rënë në prangat e policisë shqiptare në pikën kufitare në Kakavijë. Shtetasi i identifikuar si Vasil Selçiotis është kapur me kartë identiteti të falsifikuar.

Siç raporton policia pas verifikimeve që u kryen nga shërbimet e policisë ky dokument ka rezultuar i falsifikuar me të dhëna dhe gjeneralitete të një personi tjetër dhe fotografinë e shtetasit Vasil Selçiotis.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Falsifikimit të dokumentave” neni 186 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Vasil Selçiotis, 25 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është paraqitur në Hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije me një dokument udhëtimi (kartë identiteti) të dyshuar të falsifikuar. Pas verifikimeve që u kryen nga shërbimet e policisë ky dokument ka rezultuar i falsifikuar me të dhëna dhe gjeneralitete të një personi tjetër dhe fotografinë e shtetasit Vasil Selçiotis.

 Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Falsifikimit të dokumentave” neni 186 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME