Categories Lajme

Po kalonte superstradën, makina përplas për vdekje 54-vjeçaren te ‘Mbikalimi i Patokut’ (VIDEO)

 Një këmbësore është përplasur për vdekje rreth orës 07:15, në superstradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.  Viktima është A.M 54-vjeçe banuese në Mirditë dhe ka ndërruar jetë  rrugës për në spital. Ndërsa shoferi i automjetit tip ‘Volksëagen’ që ka shkaktuar aksidentin është H.A banues në Kosovë.

Viktima A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës. Ky gabim i 54-vjeçares për të kaluar superstradën në mënyrë të parregullt i ka kushtuar jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërsa Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME