Categories Lajme

Po kthehej pas festave në Austri me 15 kg djath dele me vete, e pëson keq shqiptari

Një shtetas shqiptar, banues në Salzburg, ndërsa kthehej nga pushimet për në Austri, kishte marrë në makinën e tij djathë dele. Ai ndalohet nga kufitarët në Kroaci, të cilët i vendosën një gjobë prej afro 1000 euro.

48-vjeçari shqiptar, banues në Salzburg, për ndërrimin e viteve kishte qenë për vizitë te familja në vendlindjen e tij dhe të hënën, më 3 janar, ai kishte vendosur të kthehej në Austri. Një nga familjarët e tij i kishte dhënë atij 15 kilogramë djath dele të përgatitur nga vetë familja.

Kur 48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit kroat kanë vërejtur djathin, pasi ndalohet rreptësisht transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat.

Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë. “Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të më kthejnë pasaportën”, tha shqiptari për portalin austriak “heute.at”, përcjell albinfo.at.

Kështu që ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën. Ai gjithashtu duhej të hidhte djathin e shijshëm të deleve në vend. “Një gjobë është në rregull, por shuma është tepër e lartë”, ka shtuar ai.

Me këtë rast, ai dëshiron të paralajmërojë të tjerët për gjobat e larta që mund t’i marrin secili që dëshiron të marrë sasi të madhe të mallrave nga vendlindja: “Mos bëni të njëjtin gabim siç e bëra unë: mos merrni mish apo djathë me vete”, ka përfunduar ai./BalkanWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME