Lajme

Po ktheheshin nga festa e ditëlindjes, 4 të rinj gjenden të vdekur në bregun e lumit

Tre djem dhe një vajzë janë gjetur të vdekur mëngjesin e së martës, 11 janar, përgjatë bregut të një lumi nga një peshkatar.

Trupat e viktimave janë gjetur në lumin Trebbia  në veriperëndim të Italisë, Piazenca, ndërsa makina, me të cilën ishin duke udhëtuar është gjetur gjysmë e zhytur.

Ata po ktheheshin në shtëpi pasi kishin kaluar mbrëmjen së bashku për të festuar ditëlindjen e njërit prej viktimave kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga.

Viktimat janë William Pagani, 23 vjeç nga Castelsangiovanni, Domenico Di Canio, 22 vjeç nga Borgonovo, Costantino Merli, 22 vjeç nga Guardamiglio (Lodi) dhe e dashura e tij, Elisa Briçhi, 20 vjeç nga Calendasco.

Mësohet se që prej ditës së ditëlindjes të rinjtë  nuk kishin dhënë asnjë shenjë jete. E si rrjedhojë  familjet denoncuan në polici zhdukjen e tyre.

Hipoteza më e mundshme për momentin, është se bëhet fjalë për një aksident që ka ndodhur gjatë natës. Vendasit theksojnë se përveç rrugëve shpeshherë të rrëshqitshme për shkak të akullit, ka edhe mjegull të dendur.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: