Lajme

Po kulloste tufën, 64-vjeçaren në Fier e godet dashi me brirë, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lalar të Fierit.

Një grua ka ndërruar jetë pasi është goditur nga dashi. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 15:30.

Mësohet se gjatë kohës që ishte në fushë me kopenë, 64-vjeçarja me inicialet F. V.,  është goditur nga dashi dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash)”-njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close