Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Fierzë të bashkisë Belsh. Sipas asaj që raporton gazetarja Edisona Skënderi, një fëmijë rreth 9 vjeç ka rënë nga një lartësi duke marrë dëmtime të shumta në trup.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por fëmija është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ku paraprakisht bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë. Policia e Elbasanit ende nuk ka dalë me një njoftim për ngjarjen.