Lajme

“Po më ikën truri”! I zhduket vajza në Librazhd, nëna: Çfarë i tha para se të ikte?

“Do të iki të marrë ushqime për fëmijët”! Këto kanë qenë fjalët e fundit, që 31-vjeçarja Marjeta Zylali ka shprehur, përpara se te zhdukej në drejtim të paditur, duke mos e kthyer kokën pas për dy fëmijët e saj.

Para 1 jave në qytetin e Librazhdit, është shënuar zhdukja e të resë, duke tronditur familjarët, por më së shumti 2 fëmijët minorenë qe trokitën në dyert e emisionit “Me zemër të hapur”, për të kërkuar nënën e tyre!

Prej 7 vitesh e divorcuar, mes varfërisë dhe sakrificave 31-vjeçarja doli nga dera e shtëpisë mëngjesin e së enjtes të orës 8:30 për të shkuar në drejtim të paditur!

Ka qenë mëngjesi i 16 qershorit që për herë të fundit, Marjeta Zylali është parë nga familjaret dhe qytetarët e Librazhdit! Në një komunikim me familjen e saj në kryefjalë është dyshimi që ajo është marrë peng nga një person, që kjo e fundit është shoqëruar kohët e fundit!

Me shpresën që ka dritë në fund të tunelit, sot fëmijët, nëna, vëllai e motra e Marjeta Zylarit, apelon në emisionin “Me Zemër të hapur” për të gjetur vajzën e saj dhe nënën e dy fëmijëve minorenë!

Ndiqni emisionin për të zbuluar detaje rreth kësaj ngjarje!
Nëna e Marjeta Zylalit: I ka marrë lekët vajzës, rreth 300-400 mijë lekë. I kishte sjell goca nga Italia, se kishin ca borxhe, që t’i lanin.

Njëherë më iku tek një djalë vajza, te Gentian Koçi. Do bënin celebrim fals. Gentiani është te 20 vjeç. Vajza mori fëmijët dhe iku. Më mori në telefon, kur iku, ndërsa këtë radhë nuk më tha asgjë.

Më 15 qershor, Marjeta ishte e shqetësuar. Sapo ishte kthyer nga Italia, iku të merrte ca gjëra në dyqan, ku bëhen byreqe, dhe nuk u kthye më. Unë mendova se ishte në punë, por në orët e darkës u shqetësova.

Telefoni i saj u mbyll në çast, i rashë shumë herë. Ca ka marrë vetëm paratë, e kartën e identitetit, asgjë tjetër, dokumentet e tjera i kam unë në çantë. Kur doli atë ditë nga shtëpia, e telefonoi goca tjetër, por telefoni ishte mbyllur direkt. Unë nuk di as veshjen e saj. Foli me motrën në shtëpi dhe iku në mëngjes.

Flokët i ka të gjatë, por i mban të kapura. Nishane, tatuazhe nuk ka, as të çara apo të djegura.

Po mikesha e saj e ngushtë si quhet?
Valentina, ka tre fëmijë, nuk e di sa vjeç është, pak a shumë te 40 vjeç. Ishin jashtë mase të lidhura.

I thoja të mos shkonte me të, derisa vajza i kapa mat te shtëpia e saj. Valentina dhe Marjeta kishin shumë miqësi, por unë nuk e dëshiroja, sepse e njihja çfarë njeriu është. Ja ajo ma mori në qafë, unë tek ajo e qaj.

Valentina e donte për interes Marjetën. Mendoj se e merr për ta shfrytëzuar, do t’i ketë gjetur një njeri tjetër. Gentianin e kam parë para dy ditësh në Librazhd, dhe aty më dogji. Në lidhjen mes Marjetës dhe Gentianit ka gisht Valentina. Ju kërkova të hapin kamerat, të më japin zgjidhje se po më ikën truri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close