Policia ka shoqëruar menjëherë disa persona pas konfliktit apo përleshjes f izike tek shkolla ‘’1 Maji’’ në Tiranë. Nga pamjet e siguruara duket që janë disa makina policie përpara shkollës, dhe ka disa të shoqëruar. Brenda shkollës, teksa numërimi vijon mësohet se s herri nisi mes dy vëzhguesve, por më pas ndërhynë edhe persona të tjerë. Ndërkohë gjatë shoqërimeve dallohet se ka tension ku njëri thotë ”Po mos i gjuaj, nuk ke të drejtë”. Nga ana tjetër d hunë ka pasur edhe jashtë KZAZ, teksa janë shoqëruar 9 persona në total. Vëzhguesi i d hunuar ka dorëzuar kallëzimin p enal në Polici.
Categories
Lajme