Categories Lajme

“Po na vrasin”, çfarë i tha së ëmës në telefon shoku i Aldi Ramës,

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, të cilët ishin në makine me Aldi Ramën, kur i riu qëlloi për vdekje oficerin e policisë nënkomisar Saimir Hoxhën, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në Ishull Lezhë. Në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 2 orë, dy të rinjtë nuk kanë folur para togave të zeza, por vetëm avokatet e tyre të cilët kanë kërkuar një masë më të butë me pretendimin se ata kanë bashkëpunuar me policinë dhe se nuk ka element të veprës penale. Por pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Elsa Ulliri, pranoi kërkesën e Prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, për veprat penale “Moskallëzim Krimi”.

AVOKATI: POLICËT S’PATËN MË PLUMBA, Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati Gjon Huri e cilësoi vendimin e padrejtë, duke akuzuar organet e drejtësisë se po mbrojnë veprimet paligjshme të policisë. “Në momentin që ka ndodhur ngjarja, policët ishin pa shenja dalluese kur ndaluan makinën e të rinjve.

Gjykata po mbron veprimet e paligjshme të policisë. Nuk kanë lidhje me Aldi Ramën, në të kundërt do iknin me të. Ata nuk ikën, ndenjën me policët se kur i mbaruan fishekët policëve, u trembën më shumë se ata. Po të donin kishin ikur se ishin më të fuqishëm se policët, por ata ndihmuan të vinte ambulanca për policin e plagosur. Ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, Do e apelojmë vendimin në gjykatën e apelit dhe drejtësia do të vendoset”, tha Huri.

DOSJA HETIMORE, Ndërkohë referuar dosjes hetimore thuhet se Armando Marku dhe Kristjan Sherri ditën e ngjarjes kanë qenë duke pirë kafe në Lezhë dhe Aldi Ramën dhe kishin shkuar për të konsumuar lëndë narkotike në zonën e Vainit.

Menjëherë pas ngjarjes Kristjan Sherri, ka njoftuar nënën e tij, duke deklaruar se po i vrisnin, referuar të shtënave nga dy efektivet e tjerë të policisë. Ka qenë nëna e të riut e cila ka njoftuar sallën operative të policisë të Lezhës.

Ndërkohë mamaja dhe motra e Kristjan Sherrit kanë shpërthyer në lot pas vendimit të gjykatës që e la të riun në burg. Jashtë dyerve të gjykatës, e ëma dhe motra e shokut të Aldi Ramës, të riut që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, janë prekur emocionalisht dhe madje kanë gjetur edhe ngushëllimin e gazetarëve.

ARRESTOHET XHAXHAI I ALDI RAMËS, Jo vetëm Aldi Rama, por edhe xhaxhai i tij, Baki Rama lëvizte i lirë ditën kur i nipi v rau nën komisarin Saimir Hoxha, duke thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Baki Rama është lënë sot në burg nga Gjykata, pasi theu ‘arrestin e shtëpisë’, masë që i ishte caktuat për tregti të lëndëve piroteknike, ndërsa ka deklaruar se kishte shkuar për t’u interesuar tek spitali për nipin, pasi kishte marrë vesh lajmin se ai ishte vetë-plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nga policia, ditën kur Aldi Rama qëlloi për vdekje e fektivin Saimir Hoxha, Baki Rama nuk gjendej aty. Ai u arrestua në fund të muajit dhjetor të vitit 2020, por më pas gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij. Aldi Rama ekzekutoi mëngjesin e 28 shtatorit në Ishull Lezhë nënkomisarin Saimir Hoxha, vetëm se ky i fundit i kërkoi dokumentin e identifikimit. Pas 6 orë kërkimesh nga policia, 21- vjeçari u gjet i vetëplagosur në një argjinaturë në Vain të Lezhës, ndërsa humbi jetën disa orë më vonë te spitali i Traumës në Tiranë./Panorama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME