Categories Lajme

Po Pastronte Gropën E Gëlqeres, Lajmëron Policinë Pas Asaj Që Gjen Brenda

Një burrë nga Gramshi ishte duke pastruar gropën e gëlqeres në tokën e tij kur ka hasur disa objekte të dyshimta. 62-vjeçari me inicialet B.K ka lajmëruar menjëherë policinë pasi pa se ato dukeshin i kaseta me fishekë. Ai i ka thënë policisë se po pastronte gropën e gëlqeres në ish-Gardën e qytetit të Gramshit, e cila tani është pronë e tij, kur ka konstatuar disa kaseta me fishekë. Policia ka shkuar në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

Ato kanë bërë pastrimin e gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor : 18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura, 80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia. Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim. Nuk dihet prej sa kohësh kanë armët aty, por pritet të zbulohen pas hetimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME