fbpx
Lajme

Po përdoret për trajtimin e Trump, cili është ilaçi kundër Covidit

Ilaçi eksperimental që kanë përdorur mjekët për të trajtuar Presidentin Donald Trump do të shpërndahet në 30 ose 40 spitale në Britani pasi është konsideruar “efektiv”. Profesori i Universitetit Oxford, Peter Horby tha se pacientët britanikë filluan ttë merrnin REGN-COV2, të krijuar nga kompania farmaceutike Regeneron. Edhe presidenti amerikan ka marrë trajtimin për antitrupa artificial në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte pasi u diagnostikua me Covid-19.

Profesori Horby, i cili është i specializuar për sëmundjet infektive në Oksford dhe është bashkëthemeluesi i testit të ‘Shërimit’, tha se “rreth tre spitale në veri” ishin të parët që filluan të përdorin ilaçin, duke shtuar se do të përhapet në 30 deri në 40 spitale në Britaninë e Madhe javën e ardhshme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button