Lajme

“Po përgatitemi për sezonin turistik”, Rama: Mund të ndodh që shumë shpejt të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria po përgatitet për sezonin turistik, duke bërë të mundur vaksinimin në 14 muaj të gjithë popullatës.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat, Rama theksoi se mund të ndodh që shumë shpejt të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

“Mund të ndodhi që shumë shpejt të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe, nuk është e thënë në maj apo… Kjo është diçka e marrë në periudhë periodike. Gjërat ndryshojë dhe dinamikat janë të paparashikueshme. Ne harrojmë që të vaksinojmë intensivisht gjatë sezonit pranveror. Këtu fus dhe ambicien që kur të hyjmë në sezonin e verës, të kemi një lehtësim nga pikëpamja e rrezikut.

Nëse do të vaksinojmë një pjesë jo të vogël brenda planit tonë që brenda 14 muajsh të kryejmë vaksinimin, do të kemi avantazh dhe veprim të madh që kemi. Po punojmë ditë natë për të siguruar dozat e nevojshme që të vazhdojmë programin e vaksinimit. Kemi organizuar një rrjet vaksinatorësh dhe po bëhet përzgjedhja e tyre, po angazhojmë dhe infermierë praktikantë.”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: