Lajme

Po peshkonte me gjenerator në lumin Drin, humb jetën 56-vjeçari në Bulqizë

56-vjeçari Ramazan Murrja  i cili po peshkonte me gjenerator në lumin Drin në Bulqizë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tre Çezmat” tek zalli i Bulqizës teksa viktima ra në kontakt me rrymën elektrike. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për sqaruar ngjarjen.

NJOFTIMI NGA POLICIA Bulqizë/informacion paraprak, Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi Ramazan Murrja 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: