fbpx
Lajme

Po punonte për “Bypass” në Vlorë, plagôset punëtori nga një masiv shkëmbor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, në Kaninë, ku nga rrëshqitja e gurëve është dëmtuar një person. Burimet bëjnë me dije se është dëmtuar shoferi i firmës “Gener 2”, e cila po punon në kantierin e ndërtimit e projektit të “Bypassit” në Vlorë. Bëhet me dije se shoferi i firmës “Gener 2”, ka dëmtuar të dyja këmbët dhe është nisur me urgjencë për një spital.

Shoferi ka qenë duke punuar teksa kanë rrëshqitur gurët, dhe e ka pasur të pamundur që t’i shmangë, ndërkohë që vihet re se firma nuk ka marrë masat mbrojteëse për punëtorin i cili tashmë është dëmtuar. Policia po ashtu ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të hetur më tej në lidhje me shkaqet e ngjarjës së rëndë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button