Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në Tiranë. Sipas policisë me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën e “Kastriotëve” duke punuar tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.