Lajme

Po saldonte në një anije, humb jetën shqiptari në Greqi

Një shqiptar 50-vjeçar ka humbur jetën të enjten rreth mesditës në një kantier anijesh në Amaliapoli, Almyros në Greqi.  Punëtori fatkeq, shtetas shqiptar, po kryente punime saldimi në një anije dhe teksa ishte i hipur në një vinç, u rrëzua nga një lartësi prej rreth 15 metrash, me pasojë vdekjen tragjike të tij.

Ai u transferua menjëherë në Qendrën Shëndetësore Almyros, por fatkeqësisht thjesht u konstatua se kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve paraprake të kryera nga policia në Almyrou, u arrestuan dy banorë të zonës, përkatësisht përfaqësuesi ligjor 62-vjeçar i kompanisë dhe drejtuesi teknik 60-vjeçar pasi nuk morën masat e nevojshme të sigurisë me pasojë vdekjen fatale të punëtorit. Të dy u lanë të lirë me urdhër të Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Volos.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close