Lajme

Po shkonte drejt Kosovës? Makina e blinduar me të cilin lëvizte Vis Martinaj gjendet në Rrugën e Kombit

Janë publikuar për herë të parë pamjet e automjetit të blinduar me të cilin dyshohet se ka lëvizur për herë të fundit i shumëkërkuari Vis Martinaj.

Pamjet janë publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” dhe mjeti i blinduar është sekuestruar pranë një karburanti në Rrugën e Kombit dhe dyshohet se ai po udhëtonte drejt Kosovës.

Ende nuk ka asnjë të dhënë se çfarë u gjend në brendësi të këtij automjeti. Ervis Martinaj, i cili njihet ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej një muaji është zhdukur në mënyrë misterioze.

“Në shënjestër” zbardhi edhe pjesë të dosjes, ku thuhet se hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.

Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të katër fëmijëve të mitur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar së fundmi se e kanë një përgjigje për këtë çështje, por duhet mbështetur në prova.

Por ai nuk ka saktësuar nëse i shumëkërkuari e ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close