Categories Lajme

Po shkonte drejt vendit të ngjarjes, pëson aksident me makinë djali i viktimës në Laç

Të tjera detaje dalin nga ekzekutimi i Rakip (Pilot) Rrolit mëngjesin e sotëm në Kurbin. Biznesmeni është ekzekutuar nga breshëri kallashnikovi, të cilin e kanë kapur të paktën shtatë plumba.

55-vjeçari është baba i tre fëmijëve. Në vendngjarje ka mbërritur dhe djali i viktimës, i cili udhëtonte me makinë.

Teksa po ishte në afërsi të vendi ku u ekzekutua i ati, djali është përplasur me një shtyllë. Rroli është ekzekutuar në afërsi të banesës së tij pranë zonës së Sanxhakut.

Autorët dyshohet se kanë qenë në këmbë, ku i kanë dalë përpara mjetit të viktimës për ta ndaluar dhe kanë shkrehur breshërinë e kallashnikovit drejt tij.

Rakip (Pilot) Rroli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Dhjetë vite më parë, Rroli është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se ka plagosur një 22 vjeçar asokohe. Ai u dënua për këtë ngjarje, si dhe pak më vonë ndryshoi emrin.

Rakip Rroli është biznesmen në fushën e tregtimit të materialeve të ndërtimit. Policia po vijon hetimet në konfliktet e mundshme që ka pasur ai.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME