Lajme

Po shoqëronin në komisariat të dehurin, sulmohen fizikisht tre policë, detaje

Një person ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht efektivët e policisë së Librazhdit, ndërsa këta të fundit po kryenin procedurën e shoqërimit të tij në komisariat.

Policia pas një denoncimi të disa qytetarëve në Librazhd për bezdisjen qe po ju shkaktonte një person në gjendje të alkoolizuar ka shkuar rreth orës 15:30 për të bërë shoqërimin e tij për në komisariat.

Por ndërsa kanë shkuar në vendngjarje policia ka hasur në kundërshtimin e personit në fjalë për disa minuta dhe e ka shoqëruar për në ambientet e policisë.

Personi i cili rezultonte në gjendje të dehur ka reaguar dhunshëm ndaj tre efektivë të patrullës së policisë duke i kërcënuar edhe verbalisht.

Ndërkohë të tre efektivët e policisë kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Elbasanit ndaj tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close