Categories Lajme

Po shpërndante punëtorët nëpër banesa, kanoset me armë zjarri pronari i një lokali në Shijak

Pronari i një lokali në Shijak është kanosur me armë zjarri nga një person i paidentifikuar, teksa po shpërndante punonjësit e tij mbrëmjen e kësaj të diele.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se “shtetasi me inicialet H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, ka njoftuar Policinë se në Shijak, në afërsi të liqenit të Rubjekës, ndërkohë që lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij, një shtetas ende i paidentifikuar e kishte kanosur me armë zjarri.”

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 të ditës së djeshme. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME