Categories Lajme

“Po s’kam moj zemër, boll tani”, efektivja e Policisë shkon zvarrë për të bërë tamponin, epidemiologia zbulon skandalin: Kam vetëm për urgjenca (Video)

Një efektive policie e cila dyshon se është e infektuar me Covid-19 është paraqitur në një qendër shëndetësore në Elbasan pasi kërkon t’i bëhet tamponi, për shkak se ka disa ditë me shenja. Prej 5 ditësh ajo ka hasur në refuzimin e mjekëve epidemiologë për kryerjen e tamponit, ku nxirret në pah dhe mungesa e tyre në strukturat shtetërore. Njëra prej tyre thotë se ka tamponë vetëm për rastet e urgjencës, pasi nuk ka furnizim nga Tirana.

Qytetarja: Unë dyshohem për Covid, tani t’i infektoj të gjithë unë ata. Kam folur me mjekun e familjes, dhe më ka thënë që duhet të bëj tampone.

Mjekja epidemiologe: Nuk kam fare tamponë moj zemër. Kam vetëm për urgjencë spitalore po boll tani Mësohet se në Elbasan gjatë këtyre ditëve nga 328 kërkesa të drejtuara pranë ISHP-së së qytetit për bërjen e tamponit, gjatë 5 ditëve janë kryer vetëm 8 tamponë. Ndërkohë Faxëeb.al raportoi dje se një situatë e ngjashme është dhe në Peqin, ku si zgjidhje qytetarëve u është kërkuar që të shmangin daljet nga shtëpia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME