BotaLajme

“Po tentojnë të vjedhin zgjedhjet”, Trump nis akuzat, Twitter i bllokon postimin

Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Twitter ka shkruar se po ekzistojnë parregullsi në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka pretenduar fitore të madhe, ndërsa shton se disa persona kanë dashur të votojnë pas kohës së lejuar të zgjedhjeve.

“Ne jemi përpara, mirëpo ata po tentojnë të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lejojmë kurrë ta bëjnë këtë gjë. Votat nuk mund të dorëzohen pasi votimet të mbyllen”, ka thënë ai. Por Twitter ka vendosur që të bllokojë postimin e Trump, duke i vendosur një etiketë të diskutueshme lidhur me përmbajtjen e tij, dhe duke mos e lejuar presidentin që ta shpërndajë atë në Facebook, apo të shpërndahet nga të tjerë persona.

Në një deklaratë lidhur me këtë, Twitter tha, “Ne vendosëm një paralajmërim në një Tëeet nga @realDonaldTrump për një postim potencialisht mashtrues në lidhje me zgjedhjet. Ky veprim është në përputhje me politikën tonë të Integritetit Qytetar.” Vazhdimisht Tëitter ka vendosur që të bllokojë postime të Trump, me pretendimin se ato mund të nxisin trazira në SHBA, duke qenë se janë të pavërteta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close