Lajme

Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, kapen dy të rinj në Lezhë

LEZHË- Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm. Përkatësisht, njëri nga të rinjtë po udhëtonte me një mjet tip “Volkswagen” dhe u ndalua nga efektivët në aksin rrugor Milot-Morinë, në Kurbin. Burime bëjnë me dije se shtetasi është identifikuar si F.Gj., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndërkohë, është arrestuar edhe A.B., 33 vjeç, banues në Durrës. 33-vjeçari u ndalua me një mjet tip “Citroen” në Munaz të Mirditës. Dytë rinjtë iu kishin premtuar emigrantëve kalimin në Kosovë e më pas destinacioni i tyre do ishin vendet e BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: