Lajme

Po transportonte emigrantë me “BMW” kundrejt pagesës, pranga 29-vjeçarit

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi F. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Besmirit”, Elbasan, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi F. Z., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Besmirit”, Elbasan, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, por ka tentuar të largohet.

Gjithashtu dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi P. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili paraprinte rrugën me një mjet tjetër, për të kontrolluar nëse kishte shërbime policore në rrugë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 1 aparat celular dhe 460 euro të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: