Një g rabitje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, te rruga e Kavajës. Policia njofton se është d hunuar me s ende të f orta dhe është g rabitur një 55-vjeçar, i cili ka qenë duke transportuar me motor vlera monetare të një pike valute.
Njoftimi i policisë: Më datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë g oditur me s ende të f orta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.
Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës. Grupi h etimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.