fbpx
Lajme

Po transportonte një emigrant drejt Tiranës, pranga të riut në Gjirokastër

Nuk ndalet trafiku i klandestinëve  në Gjirokastër. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar ndërsa po  transportonte një emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë. 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 30.11.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, një emigrant të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit” njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi A. Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button