Lajme

Po transportonte skuadrën, autobusi i Juventusit përplaset me makinën e policisë

Sezoni i ri i Serie A për Juventus duket se ka nisur me një incident të vogël.

Skuadra nga Torino ka pësuar një aksident rrugës për në “Dacia Arena”, ku skuadra e trajnerit Masimiliano Alegrit do përballet me Udinezen.

Autobusi bardhezi ka goditur nga pas një nga makinat e policisë që po shoqëronte ekipin për në stadium.

Për fat të mirë askush nuk u lëndua, teksa lojtarët e Juves mbërritën në stadium të ndarë në dy autobusë zëvendësues, teksa ndeshja nisi rregullisht, në orën 20:45.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close