Lajme

Po udhëtonte me familjen, kapet me 30 kg lëndë narkotike në makinë shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi u kap me 30 kilogramë drogë në makinë.

36-vjeçari shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, u arrestua në Torino, teksa po udhëtonte me makinë me familjen.

Mediat italiane raportojnë se familja e tij nuk ishte në dijeni të sasisë së drogës që mbanin me vete, ndërsa gjatë kontrollit në makinë u gjetën 30 kg marijuanë.

Gjithashtu shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe 5 mijë euro të cilat ishin fshehur në pjesën e kondicionerit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close