fbpx
Lajme

Po udhëtonte me makinën luksoze pranë gjimnazit, kapet ‘i tmerrshmi’ i Korçës. Çfarë u gjet brenda BMW-së

Policia e Korçës ka vënë në pranga Andi Mullallin, një emër i njohur për drejtësinë i cili doli nga burgu disa muaj më parë. Ai po udhëtonte me automjetin e tij BMW X5 pranë gjimanzit “Themistokli Gërmenji” ku u arrestua nga policia ndërsa i është sekuestruar një armë zjarri që e mbante me vete në makinë.

Andi Mullalli, 31 vjec rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Para pak muajsh la qelinë e burgut pasi ishte dënuar për grabitjen e një personi nën kërcënimin e armës. Ngjarja ndodhi në vitin 2018 pasi Klaus (Andi) Mullalli arriti të grabisë shumën prej 400 mijë lekësh dhe 130 eurosh në fshatin Boboshticë-Korçë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button