Categories Bota, Lajme

Po zhduken për peliçe, mbi 2300 tigra u trafikuan që nga viti 2000

Më shumë se 2,300 tigra, viktima të trafikimit ndërkombëtar, janë kapur nga autoritetet që nga viti 2000, me një mesatare dy tigra në javë. Të dhënat u publikuan nga një OJQ që monitoronte tregtinë e kafshëve të egra,  e cila bëri thirrje për mbrojtje më të madhe të grabitqarëve. Në vitin 1900, planeti kishte më shumë se 100,000 tigra të egër, sipas vlerësimeve. Por popullsia e tyre ka rënë në një minimum prej 3,200 félins (përfshin familjen e maceve të vogla, të mesme dhe të mëdha) në rang global në vitin 2010, tre subspecie janë zhdukur plotësisht.

Po atë vit, India dhe udhëheqësit e 12 vendeve të tjera të Tigrave u zotuan të dyfishojnë popullsinë e tyre deri në vitin 2022. Por tigrat vazhdojnë të kapen nga trafikantët, pa marrë parasysh fare këtë fakt.  Aktualisht janë rreth 3.900 tigra në natyrë.

Që nga viti 2000, 2,359 tigra të trafikuar janë kapur nga autoritetet në 32 vende dhe territore, një mesatare prej mbi 120 çdo vit gjatë 19 viteve të fundit, sipas OJQ-së. Të kërkuar për lëkurat e tyre por edhe për pjesë të ndryshme të trupit, që supozohet se shërojnë sëmundje të ndryshme në mjekësinë tradicionale kineze, tigrat janë viktimë e trafikimit ndërkombëtar.

“Koha për diskutim ka mbaruar: fjalët duhet ti hapin rrugë veprimit për të parandaluar zhdukjet e reja të tigrave”, tha drejtori i TRAFFIC për Azinë Jug-Lindore dhe autori i raportit, Kanitha Krishnasamy, cituar në një raport.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME