KultureLajme

Poetë të Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë, organizuan një takim me krijuesit e shkollës “Jani Minga

Sot poetë të Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë, në një nga mjediset e shkollës “Jani Minga” të këtij qyteti organizuan një takim me krijuesit e kësaj shkolle në kuadrin e muajit të letërsisë. Tetori ēshtē quajtur muaji i letērsisē. Duke ruajtur traditēn e risive dhe aktiviteteve tē ndryshme qē bēhen nē nder të kētij muaji tē letērsisē.

Vetē libri nē vetvete nuk del kurrē jashtē “mode”sepse çdo libēr shērben si katalizator kyç nē kulturēn dhe qytetrimin nē breza duke u njohur mē thellēsisht me modelet e skalitura tē mendjeve tē ndritura njerēzore.Kētu e kishte synimin dhe aktiviteti kulturor-artistik organizuar nē shkollēn “Jani Minga”.

Tē binte nē sy shpalosja e talenteve tē reja dhe puna e palodhur e organizatorēve dhe mēsuesve tē kēsaj shkolle qē po japin kontributin e tyre nē rrēnjosjen dhe dashurinē pēr librin te nxēnēsit duke krijuar risi te reja nē drejtim tē interpretimit dhe njohuri tē reja nē kuadrin e rritjes cilësore tē mēsimdhënies.

Tē binte nē sy kērkimi i të bukurēs nē krijime,ndjesia e hollē me nerv krijues nga vetē nxēnēsit duke krijuar premisa pēr njē pērtēritje dhe fuqizim pontecial tē brezit tē ri nē gjykimet kritike ,pyetje cilēsore nē njē krijim artistik. Atmosfera qē u krijua e veshi mjedisin e brendshēm tē shkollēs me  ngjyra,ide,frymē tē ngrohtē me shije tē hollē duke sjell emocione dhe tharmē poetik nē veçanti.

U interpretuan poezi tē poetēve tē njohur duke u ndalur nē veçanti nē krijmētarinē e tyre..Poeti Kozma Billa foli gjerësisht pēr folklorin shqiptar,per artin e bukur të poezisē dukè interpretuar dhe poezi nga krijimet e tij. Kjo ditë bashkē-bisedim nxënes -shkrimtar thelloi edhe mē tej nxitjen per takime tē tjera letrare duke u nisur nē “moton” LIBRI NDRYSHON MENDJEN DHE MENDJA NDRYSHON BOTĒN… RUDINA PAPAJANI.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: