Categories Lajme

Pogradec/ Arrestohet 72 vjeçari, rrahu në shtëpinë e tij kunatin 62 vjeç

Pogradec/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Një 72-vjeçar , dyshohet se ka goditur me sende të forta kunatin e tij. Gjithashtu filloi procedimi penal për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” ku një 52-vjeçar ”, u kap duke transportuar mallra ushqimore, të dyshuara kontrabandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit I. B., 72 vjeç, banues në Pogradec, pasi në banesë ky shtetas, dyshohet se ka goditur me sende të forta kunatin e tij shtetasin Z. B., 62 vjeç, banues në Pogradec.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, për shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec dhe shtetasen P. B., 57 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë konkretisht në fshatin Gurras dhe në lagjen nr. 1, Pogradec, rezultoi se lokalet në pronësi të këtyre shtetasve ishin të paregjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu filloi procedimi penal për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” për shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, ky shtetas u kap me mjetin tip “Volkswagen”, duke transportuar mallra ushqimore, të dyshuara kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME