Një aksident i frikshëm është shënuar pak momente më parë në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Një furgon mallrash është përplasur në pjesën e pasme të një kamioni.
Fatmirësisht drejtuesi i furgonit ka shpëtuar me disa dëmtime të lehta. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.