fbpx
Lajme

Polici i burgjeve godet me qytën e pistoletës një 39-vjeçar. Policia jep detaje si ndodhi ngjarja

Policia njoftoi se rreth orës 20:15, në Paskuqan në periferi të Tiranës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari me iniciale L.M., në konflikt e sipër ka lënduar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, A.D., 39 vjeç. Ky i fundit sipas policisë ka pasur dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mëtejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button