Categories Lajme

Policia aksion në rrugët e Shqipërisë, arrestohen 10 drejtues mjetesh, pezullohen dhjetëra patenta

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet intensive duke arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe pezulluar 44 leje drejtimi. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në të gjithë vendin janë ndëshkuar 1874 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës, akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike kanë fluks të shtuar, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë Rrugore, Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë ) dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e al koolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.16 mg/l). Nga Policia Rrugore e Tiranës është ndëshkuar me masë administrative një drejtues mjeti, i cili qarkullonte në sheshin “Nënë Tereza”, me pasagjerë që qëndronin në pjesën e jashtme të dyerve të automjetit, duke rrezikuar jetën.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1874 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

Nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, janë ndëshkuar me masë administrative 189 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës. 202 për parakalime të gabuara, 206 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 204 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 209 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. 674 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës, akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike kanë fluks të shtuar, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e al koolit apo në gjendje të d ehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME