Lajme

Policia Bashkiake Himare shpeton nje turist Austriak

Policia Bashkiake Himare, sot rreth ores 13 ka marre nje njoftim ku nje shtetas Austriak rreth 45 vjec duke shetitur ne malet e zones ne afersi te fshatit Fterre, eshte rrezuar.

Pas njoftimit te marre Policia bashkiake himare ka shkuar ne vend ku ka mundur gjetjen e turistit Austriak, pasi i ka dhene ndihmen e pare e kane marre ne krah pasi terreni ishte i pakalueshem me mjet dhe me pas eshte derguar ne spitalin e Himares ku eshte dhene ndihma mjeksore dhe aktualisht eshte jashte rrezikut per jeten.

Njoftimi i policise”

Gjiri i Shën Andreas, Karaburun Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, pasi humbi orientimin në këtë zonë, Policia Kufitare e Vlorës i shkon në ndihmë turistit zvicerian. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist që po eksploronte me këmbë, gjirin e Shën Andreas, ishte bllokuar në këtë zonë, për shkak se kishte humbur orientimin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për t’i shkuar në ndihmë atij.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare. Turisti, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, ka falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës.

Policia Kufitare e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close