Lajme

Policia detyron 27-vjeçaren e burgosur që të sjellë në jetë fëmijën e lidhur me pranga

Policia e Nju Jorkut ka detyruar një grua shtatzënë që të sjellë në jetë fëmijën e saj e prangosur në shtratin e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt, por vetëm tani është dorëzuar padia ndaj tyre në gjykatë.

E burgosura, atëherë 27-vjeçare ishte e lidhur nga kyçet për të paktën 1 orë gjatë lindjes më 8 shkurt. Ajo vazhdonte të ishte në pranga edhe pse doktorët u thanë policëve që nuk ishte as e ligjshme dhe as njerëzore, prandaj duheshin hequr.

Gruas iu hoqën prangat vetëm kur në spital mbërriti një gjykatës. 27-vjeçarja e identifikuar si Jane Doe i kërkoi gjykatës që të mbetej anonime për shkak të poshtërimit, që sipas saj, vuajti nga përvoja.

Kufizimi fizik ndaj grave shtatzënë gjatë lindjes ndalohet me ligj nga shteti i Nju Jorkut që prej vitit 2009.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close