Categories Lajme

Policia e re, Jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen

Polici më e re në moshë. Këtë parashikon projektligji i ri që synon të ul moshën mesatare të uniformave blu me rreth dy vite brenda një periudhë tre vjeçare, por Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, thotë se jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen menjëherë nga radhët e policise.

Ky është një ligj fleksibël. Pra nuk është e thënë, që çdo individ që ka mbushur këtë moshë, që nga nesër do të dal në pension, po themi të parakohshëm apo do të marrë këtë trajtim financiar që parashikon ligji, nëse ai do të largohet nga radhët e policisë së shtetit. Ka një moshe relativisht të lartë mbi 45 vjeç,  që i bie më shumë se një e treta e radhëve të policisë së shtetit. Ministria e Brendshme, ende nuk e ka një numër të saktë të punonjësve të policisë, që mund të preken nga ky projektligj, pasi kjo do të jetë në varësi të asaj se çfarë u nevojiten strukturave të rendit.

Kjo do të varet nga nevojat e policisë së shtetit, pra nuk varet 100% nga dëshira e individit. Nëse do të kemi 100, 200 apo 300 punonjës policie që do të bëjnë një kërkesë, për të përfituar këtë trajtim financiar, për shkak të ndërprerjes së parakohshme të marrëdhënieve të punës, do të ketë një komision të posaçëm, i cili pas miratimit të ligjit do të krijohet me akt nënligjor, me vendim të Këshillit të Ministrave, që do të trajtojë këto kërkesa. Madje kërkesa nuk bëhet vetëm nga individi, por është lënë hapësirë në ligj që kërkesa bëhet edhe nga struktura apo departamenti përkatës i policisë së shtetit.

Sipas zv ministres Voda, rinovim do të kërkohet kryesisht tek forcat që merren me operacione policore të ndërlikuara, por megjithatë edhe ata që do të dalin në pension të parakohshëm, në bazë të nevojave të policisë, mund të rikthehen të punojnë deri në 700 orë në vit. Do të jenë kryesisht punonjës policie, që në raste të caktuara pasi kjo nuk konsiderohet si një ndërprerje absolute  e marrëdhënieve të punës, as pushim i marrëdhënieve të punës. Po themi që do të konsiderohen të liruar nga detyra e megjithatë ata kanë detyrimin dhe mund të thirren dhe të punojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME