Lajme

Policia e Shkodrës bllokon 5 automjete, Po transportonin lëndë drusore

Policia e Shkodrës ka konstatuar dhe ndaluar 5 automjete që transportonin lëndë drusore.

Konkretisht 3 prej tyre janë konstatuar në fshatin Grabom, Njësia Administrative Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe, 1 automjet në vendin e quajtur “Ish-fermentimi i duhanit”, lagjja Skënderbeg, Shkodër dhe 1 automjet tek vendi i quajtur “Ura Mesit”, Njësia Administrative Postribë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit F. H., B. T., K. B., K. G. dhe A. D., po transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në DVP Shkodër kanë proceduar penalisht për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit F. H., 30 vjeç, B. T., 44 vjeç, K. B., 39 vjeç, K. G., 35 vjeç dhe A. D., 33 vjeç, banues në Shkodër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: