Categories Lajme

“Policia e Shtetit”, 36-vjecari rrëfen momentet nga gràbitja në banesë

Tridhjetë e gjashtë vjeçari, Nude Ulaj, nga fshati Boriçi Vogël në Malësinë e Madhe, ka treguar, se si i grabitën rreth 5 mijë euro florinj dhe 11.500 euro para të thata.

Ai tregoi, se rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ka shkuar në shtëpi, pasi përfundoi punën si taksist. Menjëherë më pas ka tentuar të fle gjumë, kur ka dëgjuar trokitjet në portë. Për të parë çfarë kishte ndodhur, ka dalë i biri, rreth 13 vjeç. Sipas Ulajt, dy persona të armatosur janë prezantuar si policë dhe kanë kërkuar paratë dhe florinjtë.

Në pamundësi për të reaguar, për shkak se ata ishin të armatosur, burri i ka dhënë paratë dhe florinjtë. Në një moment thotë ai, ka tentuar të përleshet, por ka qenë e pamundur. 36-vjeçari thotë se policia ka shkuar në banesën e tij rreth1 orë pas lajmërimit dhe ai kërkon nga uniformat blu që të zbardhin këtë ngjarje.

“Më kanë hy mbrëmë rreth orës 12 të natës. Rreth orës 11 kam hy në shtëpi, sepse punoj si taksist. Isha shtrirë në krevat, më kishte zënë gjumi. Rreth orës 12 është dëgjuar dera, pa maska dhe kanë fol me djalin ku është babi. Kanë thënë që jemi policia e shtetit, e më pyeste për arin, e paratë. Kemi kaluar një stres të madh. Unë kisha një varëse, unazë, byzylyk e ia dhashë. Ata bënin rreth 5 mijë euro. Më pas më kanë rrëmbyer 11.500 euro si dhe 200 mijë lekë shqiptare, që i kisha në një çantë. Unë jam shtyrë me ta në korridor, e ata ishin me armë, nuk vazhdova më tej. Ajo punë ka zgjat 10 minuta e më pas më kanë marrë telefonat, mua, djalit, nga ky moment njoftova policinë.

Nuk e kuptoj se ata janë vonuar rreth 1 orë. Kam thërrit disa rajone dhe rreth 1 orë mezi kanë ardhur. Unë kërkoj ndihmë, sepse janë 3 vite që kam punuar për të ruajtura to lekë. Unë s’kam asnjë shpresë. Dua të zbardhet kjo ngjarje sa më parë. Ose janë në bashkëpunim banka, policia, ose nuk e kuptoj se si ndodh kjo gjë”, tha 36-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME