Categories Lajme

Policia e Shtetit bën bilancin: 10 operacione gjatë javës, 34 të arrestuar, 211 në kërkim

Gjatë kësaj jave policia e shtetit ka zhvilluar 10 operacione, në kuadër të të cilave janë arrestuar 34 persona, 211janë janë shpallur në kërkim.Gjithashtu janë zbuluar dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave.

Policia e Shtetit vijon kontrollet blic dhe operacionet policore kombëtare e ndërkombëtare, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, që transportojnë e t rafikojnë l ëndë n arkotike apo që ushtrojnë veprimtari k riminale në fushën e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, kontrabandës, d hënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, dhunës në familje etj.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar 10 operacione policore të koduara, nga këta 9 operacione kombëtare dhe 1 ndërkombëtar, konkretisht operacionet: “Bratoshi”, “Linza”, “Koordinimi”, “Just in time”, Tabacino”, “Osumi”, “Antenat”, “Blic”, “Kriptofarm” dhe operacioni ndërkombëtar “Astrolabio” i zhvilluar me Italinë dhe Greqinë.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 34 shtetas, nga këta 18 në kuadër të operacionit “Astrolabio”.
Janë zbuluar dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave.

Janë sekuestruar 4 armë zjarri, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, municion luftarak, armë të ftohta, shuma parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Janë kapur 12 persona në kërkim, nga këta 10 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 21 persona. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 29 raste, për të cilat janë proceduar e arrestuar 29 persona. Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 34 raste, në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 6 raste, në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nëpërmjet kufirit me shtetin grek, janë evidentuar 11 raste, si dhe janë evidentuar 19 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Për këto raste janë proceduar dhe arrestuar 73 persona.

Janë arrestuar 16 persona, janë proceduar penalisht 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për dhunë në familje.
Gjithashtu, janë arrestuar 6 persona dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 21 raste në të gjithë vendin, për të cilat janë proceduar e arrestuar 21 persona. Janë zbardhur 16 raste të vjedhjes së pronës dhe janë vënë në pranga 16 autorët e dyshuar të këtyre vjedhjeve.

Janë proceduar e arrestuar 40 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Është zbardhur një aksident me pasojë dhe është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, i cili pasi e aksidentoi 83-vjeçarin, e hodhi në kanal për të humbur gjurmët dhe u largua.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME