Categories Lajme

Policia e Shtetit: Në 17 janar bllokohet lëvizja e kamionëve në aksin Milot-Vorë-Milot, ja oraret që do të kufizohet qarkullimi

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se aksi rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor do të jetë të bllokuara ditën e hënë të 17 janarit për lëvizjen e kamionëve. Ky kufizim do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 14:00.

Përmes një njoftimit për mediat, Policia e Shtetit thekson se po ditën e hënë do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç përgjatë orarit  10 e mëngjesit deri në 18:00 të pasdites.

NJOFTIMI

Për nevoja të sigurisë publike, bëjmë me dije përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, se në datën 17.01.2022, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve.

Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.

Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30.  Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për kufizimin e këtyre lëvizjeve dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e përdoruesve të rrugës që gjatë kohës së kufizimit dhe ndalimit të lëvizjes të mos planifikojnë lëvizje në këto akse dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit që do të jenë të planëzuar në shërbim në këto akse rrugore.

Qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, me qëllim udhëtimin jashtë shtetit, me avion, të marrin masa për të lëvizur para orës së bllokimit të lëvizjes së automjeteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME